Në Junikut do të mbahet Akademi Përkujtimore në nderim të rënies së Heronjve të Kombit Edmond Hoxha, Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu

Në vigjilje të 22 vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit Edmond Hoxha, Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj dhe nën organizimin e Komunës se Junikut, me datën: 30.01.2019, në ora: 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Junikut do të mbahet Akademi Përkujtimore në nderim të rënies së Heronjve të Kombit Edmond Hoxha, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu. Të pranishëm do të jenë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli. Pjesëmarrja e juaji në këtë akademi nderon Heronjtë, Dëshmorët, Martiret dhe sakrificën e luftës për lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi sot në Viti është …