Njoftim për organizimin e aktiviteteve tradicionale kulturore e përkujtimore “Flaka e Janarit” në Rahovec

Me rastin e manifestimit tradicional kulturor e përkujtimor “Flaka e Janarit”, Komuna e Rahovecit organizon aktivitete në nderim të Dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka dhe nderime për Dëshmorët Nesimi Elsahni, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi, të rënë gjatë demonstratave për Liri dhe Demokraci në  Brestoc të Rahovecit,  me 27 janar 1990. Manifestimi do të mbahet të dielën me 27 janar 2019, sipas kësaj  agjende: Ora 11:00

Homazhe dhe nderime për Dëshmorët e Kombit të rënë në Brestoc me 27 janar 1990, Vizitë familjeve të Dëshmorëve Nesimi Elsahni, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi.

Ora 13:00

Manifestimi qendror përkujtimor e Kulturor “Flaka e Janarit 2019” në Qendrën e Kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec. Program artistik, me ç’rast do të publikohen fituesit e çmimeve letrare dhe të artit pamor. Prania juaj nderon kujtimin për Dëshmorët dhe bën më madhështore manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …