Në Malishevë u mbajt debati- Kujdesi Shëndetësorë i Qasshëm dhe Cilësorë

Në Malishevë u mbajt debati- Kujdesi Shëndetësorë i Qasshëm dhe Cilësorë. Në këtë debat, morën pjesë Drejtoria  e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e përfaqësuar nga Drejtori, Liridon Hoti, Qendra  Kryesore e Mjekësisë Familjare, (QKMF) “ Dr. Shpetim Robaj”, me Drejtor, Nuhi Morinën  dhe Shoqata e Pacientëve të Republikës së Kosovës, me Besim Kodrën, Elvira Rasim nga Organizata AQM ( Accessible Quality Healithcar), si dhe pacientë nga Malisheva. Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Liridon Hoti në referimin e vet para pjesëmarrësve, njoftoi për planin dhe objektivat që ka si drejtori për vitin 2019, për investimet që janë bërë në përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve mjekësore me ekipe profesionale por edhe në aparaturë mjekësore, me qëllimin e ofrimit sa më cilësor të shërbimeve për pacientët, si dhe në  fushën e informimi, nga ky vit ftesat për vaksinim të fëmijëve do të dërgohen me postë të së cili pacient. Kurse, Drejtori i QKMF-së Nuhi Morina iu përgjigj shqetësimeve dhe kërkesave të pacientëve për nevojat e tyre si dhe informoi për shërbimet që mund të ofroi QKMF në Malishevë, punën që bëjnë ekipet mjekësore profesionale njëzetekatër orë për pacientët, ku Malisheva ka edhe ekipet mobile të mjekëve. Besim Kodra dhe Elvira Rasimi, sugjeruan pacientë që të janë më aktiv në informim për të drejtat e tyre që u garanton baza ligjore, për shërbimet që ofrojnë Institucionet shëndetësore. Pacientët, kërkuan që edhe më tej të ofrohen shërbime sa më cilësore për ta si dhe të krijohen mekanizma që eliminojnë pritjet e gjata për kontroll, ku propozuan modelin e “ Makinës së pritjes”, dhe mjekun familjar. Nga të pranishmit debati u vlerësua si i frytshëm dhe i domosdoshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …