leoni

Sot greva në arsim hyn në ditën e njëmbëdhjetë të sajë, SBASHK bënë të ditur se do të vazhdojë edhe më tutje

Sot greva në arsim hyn në ditën e njëmbëdhjetë të sajë, SBASHK bënë të ditur se ajo do të vazhdojë edhe më tutje

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka bërë të ditur se greva në arsim do të vazhdojë edhe më tutje. SBASHK, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Këshillat Grevistë komunal, ai i Universiteteve të Kosovës dhe Këshilli Qendror Grevist kanë analizuar dy javët e grevës së përgjithshme në tërë sektorin e arsimit.. SBASHK-u, përmes këtij njoftimi ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë deri në deri në realizimin e kërkesës së drejtë e legjitime të anëtarësisë për ngritjen e gjithë koeficienteve në sektorin e arsimit për se paku 30%. Tutje thuhet se institucionet  duhet të ulen me SBASHK-un dhe të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar. Në anën tjetër Këshilli i Prindërve të Prishtinës, ka paralajmëruar protestë nëse nuk ndërpritet greva, pasi që sipas tyre, është e paarsyeshme greva e mësimdhënësve. Këshilli i Prindërve të Prishtinës konsideron se është e paarsyeshme që edhe pas dy javësh ende po vazhdohet me grevë, dhe nuk po ndërmerret diçka në këtë aspekt.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …