Borut Pahor

Borut Pahor: Zgjidhja e problemeve ndërmjet Serbisë e Kosovës përmes korrigjimit të kufijve kërkon shumë mençuri

Kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor, sot ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Beograd. Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me homologun e tij slloven, Borut Pahor gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd. Ata janë paraqitur në një konferencë për media, pas takimit të zhvilluar në Pallatin e Serbisë. Pahor ka dhënë qëndrimin e tij në lidhje me mundësinë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.n “Zgjidhja e problemeve ndërmjet Serbisë e Kosovës përmes korrigjimit të kufijve kërkon shumë mençuri, shumë përkushtim ndaj zgjidhjes paqësore dhe shumë besim të shteteve të tjera, sepse ai është proces që nuk bën t’iu sjellë dëm vendeve të tjera në rajon”, deklaroi Pahor në konferencë për media, transmeton lajmi.net. Ai këtë ide e ka quajtur të guximshme. “Nuk do ta kisha hedhur poshtë, por do të kisha qenë shumë i kujdesshëm“, ka thënë në fund Pahor.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …