Haradinaj u dërgon letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës duke i shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi

Haradinaj u dërgon letër të gjithë kryeministrave të botës duke i shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se u ka dërguar letër kryeministrave të botës për t’ia shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë – Serbi. Në postimin, i pari  i ekzekutivit ka shkruar se me anë të kësaj letre ka sqaruar se dialogu është në mes të shtetev sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke. “Mëngjesin e sotëm, u kam dërguar letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës, me anë të së cilës u kam shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi. Dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke. Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë. Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …