leoni

Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim drejtorin për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Helbach

Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim drejtorin për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Helbach

Zëvendëskryeministri, njëherësh bashkëdrejtues i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim drejtorin për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Helbach, dhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e tanishme, me theks të veçantë dialogun Kosovë-Serbi. Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror e ka informuar zyrtarin gjerman për punën e këtij delegacioni si dhe platformën për dialog me Serbinë. Limaj ka thënë se kjo platformë do ta paraqesë zërin unik të Kosovës dhe do ta reflektojë vizionin dhe pozicionin zyrtar të vendit në bisedimet me Serbinë. “Ishte konkludim i përbashkët që marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të sjellë paqe e stabilitet në këtë pjesë të rajonit dhe të hapë perspektivë evropiane për të dy vendet”, ka thënë Limaj, duke e falënderuar Helbachin dhe ambasadorin Heldt për ndihmën e vazhdueshme që shteti gjerman ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat.

 

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …