Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u përkujtuan: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Bekim Jashari: Sakrifica dhe gjaku i Zahirit, Hakifit dhe Edmondit u bënë simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i ka kujtuar sot heronjtë e kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha në 22 vjetorin e rënies së tyre heroike. Ai ka thënë se sakrifica dhe gjaku i tyre u bënë simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. “Sot kujtojmë me krenari dëshmorët e kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, të rënë heroikisht gjatë një aksioni ushtarak në fshatin Pestovë, 22 vite më parë, aksion ky që ishte edhe një nga betejat e para të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përballë forcave policore serbe. Sakrifica dhe gjaku i tyre u bënë simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Lavdi e përjetshme për heronjtë e Kosovës!”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …