Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe tek shtatorja e heroit të kombit, Zahir Pajaziti

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe tek shtatorja e heroit të kombit, Zahir Pajaziti

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i Ushtrisë, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me një delegacionin nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh të freskëta tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, me rastin e 22 vjetorit të rënies së heronjve; Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Me këtë rast, ministri Berisha, pasi nderoi, me Lavdi e përjetshme, për Zahirin, Hakifin dhe Edmondin, dhe për të gjithë dëshmorët e kombit, deklaroj: „Në kalendarin e datave të rëndësishme të historisë së re të Kosovës, 31 janari i vitit 1997, hyri me emrat e tre komandantëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës“. “Në emrat e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit, gërshetohen vlerat më të mira të kombit tonë, dashuria për atdheun, shpirti i kulluar liridashës, trimëria dhe gatishmëria për të luftuar deri në frymën e fundit për idealin e lirisë“. “Komandant, pushoni në paqe, amaneti Juaj për Kosovën shtet të pavarur e sovran i rreshtuar krah për krah dhe krenar me shtetet tjera sovrane e demokratike, tani është jetësuar. Kurse rruga e nisur nga Ju për Ushtrinë e Kosovës, është një realitet, tani. Kosova ka ushtrinë të gatshme për të mbrojtur sovranitetin, integritetin dhe popullin e saj.“

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …