Mogherini thotë se taksa duhet të hiqet në mënyrë që dialogu të vazhdojë sa më shpejtë që të jetë e mundur

Federica Mogherini thotë se taksa duhet të hiqet në mënyrë që dialogu të vazhdojë sa më shpejtë që të jetë e mundur

Ndërmjetësja e Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, njëherësh Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme e BE-së, Federica Mogherini, ka thënë edhe njëherë se taksa ndaj mallrave serbe duhet të tërhiqet menjëherë. Mogherini tregoi se këto komente i ka bërë gjatë telefonatës që ka zhvilluar me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi. “Fola me Presidentin Hashim Thaçi. Ritheksova se taksa duhet të hiqet në mënyrë që Dialogu të vazhdojë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Normalizimi i marrëdhënieve është qenësor për Kosovën, Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor. Nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar Mogherini në Twitter.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Kërkesa për 180 vjet burg ndaj ish-liderëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës është “çmenduri dhe mizori”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë së Dhomat e …