Pjesëmarrje e madhe në zgjedhjet e PDK-së, deri tani kjo parti ka përmbyllur me sukses zgjedhjet në 420 nëndegë

Pjesëmarrje e madhe në zgjedhjet e PDK-së, deri tani kjo parti ka përmbyllur me sukses zgjedhjet në 420 nëndegë

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon  procesin e brendshëm zgjedhor, ndërsa në këtë javë janë mbajtur dhjetëra kuvende të nëndegëve në të gjitha komunat e Kosovës, me pjesëmarrje të madhe të delegatëve të të gjitha profileve që i janë bashkuar PDK-së dhe vizionit të kryetarit Kadri Veseli për platformën Dekada e Re.  Vetëm në nëndegën e PDK-së lagjen Korillë të Prizrenit morën pjesë 386 delegatë, ku kryetari i nëndegës u zgjodh  Erven Fusha, si dhe organet tjera drejtuese.  Qindra delegatë kanë marrë pjesë edhe në proceset zgjedhore në nëndegët e Skenderajt, Deçanit, Rahovecit, Prizrenit, Klinës, Vitisë, Kamenicës, Vushtrrisë, Suharekës dhe degë të tjera, të cilat kanë hyrë në dinamikë të shtuar për të përmbyllur procesin e brendshëm zgjedhor i cili do të rezultojë me zgjedhjen e strukturave të reja të PDK-së në 1200 nëndegë në gjithë vendin. Deri tani PDK ka përmbyllur me sukses zgjedhjet në 420 nëndegë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …