Krasniqi: Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Kosovës, UÇK-në, po e quan ndërmarrje kriminale?!

Jakup Krasniqi: A duhet të vazhdojë më tej dialogu i Kosovës me Serbinë në Bruksel?

Duke komentuar çështjen e Trepçës, për të cilën Bashkimi Evropian thotë se duhet të zgjidhet me dialog, në Bruksel,  ka reaguar edhe ish kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi i cili saktëson se prej se kanë filluar Bisedimet politike të Brukselit në mes Prishtinës e Beogradit, Brukseli zyrtar më se një herë ka anuar haptas në mbrojtje të politikave gjenocidale të Serbisë. Pothuajse në asnjë rast gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka reaguar ndaj politikave agresive të pasardhësve të Millosheviqit?! Natyrisht, për ketë çështje nuk janë fajtor vetëm ata në Bruksel, fajtori kryesor është në Kosovë dhe janë të gjithë ata që i filluan bisedimet politike dhe të gjitha ata që e votuan Marrëveshjen e 19 prillit 2013. Të gjitha ato që po i dëgjojmë dhe gjithë presionet ndaj Kosovës, janë kryekreje në adresë të gabuar. Kjo gjendje në radhë të parë kërkon një pushim në dialog, ka saktësuar z. Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …