leoni

Haradinaj: Vlerësimi i kreut të OKB-së, buron nga raportet e UNMIK-ut, me të cilat Kosova e ka shkëputur komunikimin

Haradinaj: Vlerësimi i kreut të OKB-së, buron nga raportet e UNMIK-ut, me të cilat Kosova e ka shkëputur komunikimin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se vlerësimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, se problemi më i madh në raportet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, nuk është reflektim i të së vërtetës. Sipas kryeministrit, vlerësimi i kreut të OKB-së, buron nga raportet që i dërgon misioni i UNMIK-ut, me të cilin, sipas Haradinajt, Kosova e ka shkëputur komunikimin. Një ditë pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi në New York se korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare mes dy vendeve, Haradinaj, përsëriti qëndrimin e tij kundër korrigjimit të kufirit. Ai ka ritheksuar që Kosova është e gatshme për dialog, por pa kushte dhe e ka cilësuar të pakuptimtë pozicionin e Serbisë, e cila kusht për vazhdimin e dialogut me Kosovën e ka vënë heqjen e tarifës së vendosur për produktet e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …