Pacolli: Krijimi i Ushtrisë së Kosovës në koordinim me SHBA-të ngrit kapacitetet në ndërtimin e një ambienti të sigurt në rajon

Pacolli: Krijimi i Ushtrisë së Kosovës ngrit kapacitetet në ndërtimin e një ambienti të sigurt në rajon

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngrit ndjeshëm kapacitetet e vendit tonë në ndërtimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt. Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, në adresimin e tij para rreth shtatëdhjetë ministrave të jashtëm nga e gjitha bota, që përfaqësonin vendet e tyre në ministerialin e Koalicionit Global kundër ISIS-it, që po i zhvillon punimet në Uashington D.C. Në njoftimin për media thuhet se kryediplomati kosovar ka treguar hapat konkret që shteti i Kosovës bashkë me SHBA-në ka ndërmarrë në vazhdimësi në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …