Kryeministri Haradinaj ka pritur sot në takim sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide

Kryeministri Haradinaj ka pritur sot në takim sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide. Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth situatës në vend dhe rajon. Haradinaj ka falënderuar Eide për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës gjatë rrugës së saj për pavarësi të plotë. “Kënaqësi të prisja sot në takim ish të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide. Me diplomatin e shquar, shkëmbyem pikëpamje rreth situatës në vend e rajon, dhe biseduam për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës. Si mik të vendit tonë e falënderova për mbështetjen e tij dhënë të drejtës sonë në tavolinat diplomatike deri në pavarësinë e plotë të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …