Xhelal Sveçla: SHBA-të janë duke e testuar shtetin dhe Qeverinë e Kosovës, se a janë përnjëmend kundër Serbisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla e ka ashpërsuar gjuhën kundër SHBA-ve. Përmes një shkrimi ai ka thënë se SHBA-të janë duke testuar shtetin dhe Qeverinë e Kosovës për taksën kundër Serbisë, raporton Syri.net Kosova“SHBA-të kësaj radhe e kanë seriozisht. Ato seriozisht janë duke e testuar shtetin dhe qeverinë e Kosovës, se a janë përnjëmend kundër Serbisë, apo ata kot kanë intervenuar para 20 vjetësh!”, ka thënë ai. Më tutje Sveçla ja shkruar se si mund të llogarisin për aleatë partnerë nëse tërheqësh nga taksa. “Si mund të na llogarisin për aleatë e partnerë në shekullin 21 nëse tërhiqemi nga një taksë e butë kundrejt një shteti kriminal e antishqiptar si Serbia?! Nuk mund të bëhesh partner i ShBA-ve nëse as 5% s’i përngjan Izraelit”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal i rëndë në energji: Dyshime për manipulim masiv me njehsorë, qytetarët paguajnë miliona më shumë

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur alarmin për një skandal serioz në …