Kryetari Jashari dhe nënkryetari Lushtaku kanë pritur në takim zv/ministrin Raci

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe nënkryetari Nuredin Lushtaku, kanë pritur në takim zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Esat Raci. Në takim është diskutuar për tema të interesit të ndërsjellët, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit konkret në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Skenderajt. “Komuna jonë do të jetë e hapur për bashkëpunim me nivelin qendror, me qëllim të realizimit të projekteve zhvillimore për komunën e Skenderajt dhe qytetarët tanë”, është shprehur kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …