Kryetari Ramosaj priti në takim zëvendësministrin e Arsimit Azem Guri

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj dhe drejtori i DKA-së Bekim Vishja, kanë pritur në takim zëvendësministrin e Arsimit Azem Guri. Gjatë këtij takimi kanë diskutuar për një sërë temash sa i përket cilësisë mësimore, kushteve nëpër shkollat e komunës së Deçanit, po ashtu edhe për  fillimi e implementimit të një projekti të përbashkët nacional lidhur me marrëveshjen e bashkëpunimit për përforcimin e kapaciteteve intelektuale, kulturore e sportive të rinis së komës së Deçani, ku më 23.01.2018 komuna e Deçanit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Pas këtij takimi zëvendësministri Guri, bashkë më drejtorin e DKA-së më një takim të përbashkët i kanë njoftuar të gjithë drejtorët e shkollave të komunës së Deçanit për rendësin e këtij memorandumi dhe implantimin e tij. Koordinatori Nacional për Kulturë , Rini dhe Sport ka filluar zbatimin e Programit Nacional për Rininë .Ky program është hartuar duke u mbështetur në dy parime themelore: Gjithëpërfshirje dhe Vijueshmërinë. Programi Nacional për Rininë do të implementohet në të gjitha shkollat e Kosovës në tri nivele: Niveli Shkollor, Komunal dhe Republikan i garave në dituri, Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik, si dhe në Sport. Në këtë garë do të përfshihen rreth 340 mijë nxënës dhe të ndahen mbi 30 mijë  shpërblime për nxënësit fitues të vendeve të para. Po ashtu shpërblime do të ketë edhe për mësimdhënësit më të mirë dhe për shkollën më të mirë .Vlen të theksohet se çmimi për shkollën më të mirë në nivel vendi do të jete 10 mijë euro. Konkurset në shkolla për gara do të nisin nga java e ardhshëm dhe do të mbyllën në fund të muajit prill 2019, për këtë të gjithë drejtorët e shkollave janë pajisur më Planin e Veprimit dhe materialet shtesë që ju nevojiten për të nisur mbarë.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …