Kadri Rexha

Kadri Rexha: Radio Kosova e Lirë, ky zë i veçantë i dëshmorëve të lirisë dhe i aspiratave të kombit shqiptar

Shkrimtari dhe veprimtari, Kadri Rexha e ka kujtuar Radio Kosovën e Lirë, në Ditën Ndërkombëtare të Radios. ai ka thënë se kjo radio është zë i veçantë i dëshmorëve të lirisë dhe i aspiratave të kombit shqiptar. “Në Ditën Ndërkombëtare të Radios i kujtoj me nostalgji dhe respekt dy shtëpitë tona legjendare radiofonike: Radio Kukësin e epokës së Enver Hoxhës dhe Radio Kosovën e Lirë të epokës së Adem Jasharit. Dikur, Radio Kukësi, zë besnik i Kosovës martire, vatër tradite, kulture dhe shprese i binte pa pushim kambanës së zgjimit kombëtar për të gjithë shqiptarët e të gjitha trevave të robëruara të Shqipërisë Etnike, vite më vonë, pishtarin e kushtrimit të luftës dhe zërin e fitores, duke dhënë konkretisht shembullin e flijimit dhe të ngadhënjimit, e mori Radio Kosova e Lirë. Atë që për dëgjuesit dikur e bënte Radio Kukësi sot po e bën Radio Kosova e Lirë, ky zë i veçantë i dëshmorëve të lirisë dhe i aspiratave të kombit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja

BE-ja kërkon konsultime për Ligjin e Speciales, reagon pas kthimit të tij në Kuvend

Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula, për kthimin në …