Tanja Fajon kërkon që dialogu në mes Kosovës e Serbisë, si dhe liberalizimi i vizave të zgjidhen brenda këtij mandati

Tanja Fajon kërkon që dialogu në mes Kosovës e Serbisë, si dhe liberalizimi i vizave të zgjidhen brenda këtij mandati

Raportuesja për Kosovën si dhe eurodeputetja, Tanja Fajon shpreson që dialogu në mes Kosovës dhe Beogradit, si dhe liberalizimi i vizave të jenë dy procese që do të zgjidhen brenda këtij mandati. “Unë me të vërtetë shpresojë që të dyja –Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës dhe vizat për qytetarët e Kosovës të zgjidhen në këtë mandat. Në vend të kësaj, të dyja janë ende të bllokuara”, ka thënë Fajon. Tutje e njëjta u bën thirrje të gjithë përgjegjësve që të veprojnë në zgjidhjen e këtyre dy proceseve. Këtë deklarim Fajon e ka bërë në Strasburg, përderisa duhet përkujtuar që dialogu Kosovë-Serbi nuk është duke vazhduar si dhe liberalizimi i vizave ka kohë që mbetet vetëm shpresë e qytetarëve kosovarë.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma i jep dorën Kurtit, por jo pa kushte: Dimal Basha, pengesa që po ekspozon dobësinë e politikës kosovare

Në skenën e trazuar politike të Kosovës, ku interesat partiake shpesh mbizotërojnë mbi përgjegjësinë shtetërore, …