Leotrim Shaban Syla, i ka dërguar një letër kryetarit, Thaçi, ministrit, Tahiri dhe kryeprokurorit Lumezi

Leotrim Shaban Syla, i ka dërguar një letër kryetarit, Thaçi, ministrit, Tahiri dhe kryeprokurorit Lumezi

Në letrën që i ka dërguar kryetarit, Hashim Thaçi, ministrit, Abelard Tahiri dhe kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, Leotrim Shaban Syla ka kërkuar drejtësi për babanë e tij, Shabanin i cili është dënuar me burg të rëndë vetëm nga deklaratat e Nazim Bllacës i instruktuar i shërbimit sekret serb në Kosovës gjatë dhe pas luftës. Po bëhen qe 8 vjet që nuk di çka është gëzimi  në Kosovën e lirë, për të cilën babai im ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Më shkuan tetë vite të jetës sime rinore nëpër gjykata e nëpër burgje për ta vizituar babanë, i cili jetën ia kushtoi çlirimit të vendit, ndërsa u dënua padrejtësisht nga deklaratat e Nazim Bllacës, për të cilin opinioni tashmë nuk ka asnjë fije dyshimi se kush ka qenë dhe kujt i ka shërbyer. Tani, pas këtij rasti ndoshta kryetarin e Kosovës, ministrin e Drejtësisë dhe kryeprokurorin i vret pak ndërgjegjja. E vërtat ka dalë në shesh, çka duhet të presin tani, thuhet mes tjerash në letrën e Leotrim Shaban Sylës.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …