zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri thotë se PSD-ja është kundër rrëzimit të Qeverisë Haradinaj për shkak të taksës 100%

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka thënë se PSD është kundër rrëzimit të Qeverisë Haradinaj për shkak të taksës, ndërsa sipas tij qeverinë gjithëpërfshirëse po e do LDK-ja. Ai, ka thënë se ideja për një qeveri me bazë të gjerë është hedhur qysh moti nga LDK-ja. “Ideja e një qeverie gjithëpërfshirëse, që do të duhej ta merrte përsipër dialogun me Serbinë dhe më pas ta dërgonte vendin në zgjedhje,  është ide e kamotshme e LDK-së. Por deri më tani nuk kemi parë ndonjë shtjellim konkret nga ana e drejtuesve të LDK-së”, tha ai. Ymeri thotë se ideja e ndryshimit të Qeverisë është e lidhur ngushtë me taksën, pasi që ka qëndrime të kundërta nga subjektet politike. “Ne përmes kryetarit Shpend Ahmeti kemi bërë të ditur se në asnjë mënyrë nuk pranojmë që Ramush Haradinaj të rrëzohet për shkak të taksës”, thotë  ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …