30 vite me parë minatorët e Trepçës filluan grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi kriminal i Millosheviqit

Sot në Stan Tërg shënohet 30-vjetori i grevës historike të minatorëve, të cilët më 20 shkurt të vitit 1989 u ngujuan në minierë, në shenjë revolte ndaj regjimit të asaj kohe.  30 vite me parë minatorët e Trepçës kanë filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi kriminal i Sllobodan Millosheviqit, duke shënuar kështu zhbërjen e Jugosllavisë. Ishin rreth 1,300 minatorë që kishin hyrë në këtë grevë për ta mbrojtur ekzistencën e Kosovës. Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 është shndërruar në rezistencë gjithë popullore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …