Shtatë fëmijë sirianë, të ikur nga lufta u dogjën nga zjarri në një shtëpi në Nova Skotia të Kanadasë

Shtatë fëmijë sirianë, të ikur nga lufta u dogjën nga zjarri në një shtëpi në Nova Skotia të Kanadasë

Shtatë fëmijë nga një familje siriane, që kishin marrë azil në Nova Skotia të Kanadasë, janë djegur nga  një zjarr në kulmin e shtëpisë ku po banonin gjatë natës së mbrëmshme, në rrethana të pasqaruara. Familja kishte bërë në plan të shpërngulej nga shtëpia pas një jave. Sipas policisë, zjarri kishte rënë në orën 1.00 të natës, dhe u kishte shkaktuar plagë të rënda nënës dhe babait. Ndërsa të shtatë fëmijët e tyre kanë vdekur. Fqinjët raportojnë se kishin dëgjuar klithma të tmerrshme gjatë tërë natës. Më i vogli i shtatë fëmijëve ishte katër muajsh, më i madhi 15 vjeç. Të tjerët ishin 3, 4, 8, 10 dhe 12 vjeç. Familja e ikur nga lufta, kishte ardhur në Kanada në vitin 2017. Babai i fëmijëve të djegur nga zjarri  është në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të plagëve të marra. E plagosur është edhe nëna e fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …