Erërat e forta mëngjesin e së shtunës kanë shkaktuar një sërë probleme në rajone të ndryshme të Kosovës

Erërat e forta mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar një sërë probleme në rajone të ndryshme të Kosovës

Erërat e forta mëngjesin e së shtunës kanë shkaktuar një sërë probleme në rajone të ndryshme të Kosovës. Për probleme më së shumti është raportuar nga rajoni i Dukagjinit. Banorët nga ky rajon kanë treguar se erërat e forta kanë rrëzuar shtylla elektrike e shumë fshatra kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike. Drurë dhe shtylla elektrike të rrëzuara ka edhe në rajonin e Llapit, ku përveç të ftohtit një pjesë e madhe e rajonit ka probleme edhe rrymën. Shala e Bajgores gjithashtu ka probleme me erën e fortë, banorët nga atje kanë konfirmuar për lajmi.net se bora ka filluar të shkaktojë probleme edhe në qarkullim. Përveç kësaj, fshatrat e Shalës nuk kanë energji elektrike që nga orët e para të së shtunës.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …