Avdullah Hoti kërkon nga deputetët e AAK-së që ta votojnë rezolutën për Integritetin territorial të Kosovës

Hoti kërkon nga deputetët e AAK-së që ta votojnë rezolutën për Integritetin territorial të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka ftuar AAK-në që të votojë rezolutën për Integritetin territorial të Kosovës. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit  Haradinaj, që t’i udhëzojë deputetët e partisë së tij që ta votojnë rezolutën në fjalë. “Argumentohet gjerësisht nga analiste të respektuar se z.Haradinaj, përmes mbajtjes në fuqi të taksës 100%, e ka parandaluar arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, e cila mund të përfshinte korrigjimin e kufirit dhe rrjedhimisht, cenimin e integritetit territorial të Kosovës. Por, me lejoni të përkujtoj të gjithë për një fakt. Rezoluta e opozitës, e datës 4 shtator 2018, me një pikë të vetme ku thuhej se “Integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm dhe askush, e as Presidenti i vendit, nuk mund të dialogojë për territorin e Republikës se Kosovës” nuk u votua nga AAK dhe Nisma, edhe pse publikisht u patën deklaruar se e mbështesin. Në seancën e radhës, kjo rezolutë është ne rend dite. Nëse z.Haradinaj e ka seriozisht, atëherë duhet t’i udhëzojë deputetet e AAK-së të votojnë këtë rezolutë”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …