leoni

Pas presionit ndërkombëtar për heqjen e taksës partnerët e koalicionit janë zmbrapsur dhe po e kritikojnë njëri-tjetrin

Presioni i shtuar amerikan për pezullimin e taksës ka thelluar përçarjen dhe çakordimin brenda koalicionit qeverisës

Presioni i shtuar amerikan për pezullimin e taksës ndaj importeve serbe ka thelluar përçarjen brenda koalicionit qeveritar. Ata kanë theksuar urgjencën e zgjidhje së nyjës rreth dialogut, për t’i dhënë shans marrëveshjes përfundimtare. Me një zë nuk flasin më as anëtarët e Delegacionit shtetëror, të cilët patën shprehur ambicie ta unifikonin spektrin politik, madje përtej vetvetes. Pavarësisht luhatjes së partnerëve, Haradinaj vazhdon të insistojë në kushtet e vëna prej tij, për pezullimin e taksës. Delegacioni, i udhëhequr nga dy zyrtarë të lartë amerikan ka vazhduar takimet me liderët institucionalë dhe përfaqësues të opozitës, edhe të enjten, duke shmangur vetëm Lëvizjen Vetëvendosje. Temë qendrore ka qenë zhbllokimi i dialogut, duke e pezulluar taksën.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …