Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan, Daut Haradinaj, ka falënderuar strukturat e partisë për mbështetjen që i kanë dhënë për ta drejtuar edhe për një mandat degën e AAK-së në këtë komunë. Ai ka thënë se sukseset e kësaj dege në dy parë zgjedhje janë meritë e gjitha strukturave që e bënë të pamundurën për të nxjerrë fitues kryetarin e komunës dhe deputetët e kësaj komune. “Dje u mbajt Kuvendi i 8-të i AAK-së në Deçan. Jam i nderuar që më dhanë besimin e tyre për të drejtuar këtë degë edhe një mandat. Sukseset e kësaj dege në dy parë zgjedhje janë meritë e gjitha strukturave që e bënë të pamundurën për të nxjerrë fitues kryetarin e komunës dhe deputetë të kësaj komune. Mirënjohje për të gjithë”, ka shkruar Haradinaj.
