Janusz Bugajski

Bugajski: Regjimi kinez nuk ka synim të imponojë sistemin e tij të qeverisjes, por t’i ndryshojë standardet globale

Analisti i mirënjohur Janusz Bugajski, duke folur për ngritjen e Kinës në pikëpamje ekonomike e ushtarake thotë se “Regjimi kinez nuk ka synim të imponojë sistemin e tij të qeverisjes, por të ndryshojë standardet globale të tregtisë dhe investimeve që do të favorizonte Pekinin përballë konkurrentëve të tij. Ai shpjegon çfarë është BRI: Belt and Road Initiative (BRI) që synon krijimin e korridoreve të reja tokësore dhe detare që lidhin Azinë lindore, juglindore dhe qendrore me Lindjen e Mesme, Afrikën dhe Evropën. “Kina është një konkurrent i vërtetë me një ekonomi të fortë dhe një strategji të qëndrueshme të hartuar për të kaluar Perëndimin. Ndikimi global në rritje i Kinës nuk varet nga fuqia ushtarake por tek penetrimi ekonomik. Ajo po zëvendëson në mënyrë të qëndrueshme SHBA-të si eksportuesja dhe importuesja kryesore e mallrave në një numër tregjesh në rritje.  Pekini po shton në mënyrë të shpejtë investimet e tij në shumë vende të BRI-së dhe synon të vendosë standarde rregullatore globale që do t’i japin përparësi ndërmarrjeve kineze dhe do të minojnë parimet e tregtisë së lirë. Pra, edhe pa një pozicion ushtarak agresiv, BRI do të kërcënojë ndikimin e SHBA-ve në gjithë Azinë, Lindjen e Mesme, Afrikë madje dhe në Evropë” – shkruan Bugajski.

Kontrolloni gjithashtu

Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit nga forcat serbe

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot po zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …