Haradinaj takon këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Matthias Leuttenberg dhe Jan Hecker

Haradinaj takon këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Matthias Leuttenberg dhe Jan Hecker

Kryeministri Haradinaj ka pritur në takim këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Matthias Leuttenberg dhe Jan Hecker. Në këtë takim nuk dihet ende se çka po diskutohet. Pas Kosovës, dy këshilltaret e Merkelit do të shkojnë në Beograd ku do të takohen me krerët e shtetit serbë. Kujtojmë se javë më parë në Kosovë për vizitë ishin edhe një ekip nga Amerika. Në këtë takim mediat janë lejuar te marrin vetëm pamje, ndërsa takimi po mbahet më dyer të mbyllura. Pas takimit nuk do të ketë konferencë për media. Diskutimet pritet të sqarohen përmes një komunikate për media.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …