leoni

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, regoi në veprimet e fundit të Albin Kurtit, lidhur me reciprocitetin ndaj Serbisë

Kadri Veseli thotë se dy ditë nuk rri në një Qeveri, e cila i dëmton raportet më SHBA-në dhe partnerët perëndimorë

Dialogu Kosovë-Serbi aktualisht është bllokuar, pas situatës së krijuar me vendosjen e taksës dhe refuzimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për ta dëgjuar kërkesën e ShBA-ve për suspendimin e saj. Por, cili do të jetë qëndrimi i liderit të koalicionit qeverisës, Kadri Veseli, për zgjidhjen e kësaj situate? “Qëndrimi im do të jetë ai që po e them publikisht – cili do të jetë qëndrimi i SHBA-së dhe i partnerëve perëndimorë, do të jetë edhe i imi. Dy ditë nuk rri në një Qeveri, e cila i dëmton këto raporte. Ky raport nuk ka të bëjë vetëm me disa shtete. Ka të bëjë në raport me të ardhmen e këtij shteti, e këtij kombi. Nuk mund ta imagjinoj zhvillimin e Kosovës, perspektiven e Kosovës, Ushtrinë e Kosovës, ta quaj të zhvilluar pa raportin me SHBA-në dhe BE-në”, ka deklaruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …