Haradinaj: Me krijimin e ushtrisë na është njohur e drejta ta mbrojmë territorin e sovranitetin dhe resurset kombëtare

Anulohet takimi i Haradinajt me drejtorin për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme britaneze, Richard Moore

Takimi i kryeministrit Ramush Haradinaj me drejtorin e përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore është anuluar për shkak të kushteve atmosferike. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se arsyeja e anulimit të këtij takimi kanë qenë kushtet atmosferike të cilat kanë pamundësuar udhëtimin e Moore për në Prishtinë. “Ju njoftojmë se është anuluar takimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, i paraparë të mbahet sot në ora 13:20. Arsye për anulimin e takimit janë kushtet atmosferike, të cilat kanë pamundësuar udhëtimin e z. Moore për në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. Takimi i tyre ishte paraparë të mbahej në orën 13:20 në ndërtesën e Qeverisë. Ky takim i Haradinajt me diplomatin britanik  pas takimit që pati i pari i Qeverisë me dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …