Katërdhjetë studentë nga Republika e Kosovës do t'i fillojnë studimet Master në universitetet e Bashkimit Evropian

Katërdhjetë studentë nga Kosova do t’i fillojnë studimet Master në universitetet e Bashkimit Evropian

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian organizon një ngjarje me rastin e Raundit XII të projektit të Skemës së të Rinjve me ç’rast katërdhjetë studentë nga Republika e Kosovës do t’i fillojnë studimet Master në universitetet e BE-së. Procesi i përzgjedhjes për raundin aktual është finalizuar në shkurt të vitit 2019 me 40 grante të ndara, për të cilat është kaluar një procedurë shumë konkurruese përzgjedhjeje. Ata do të fillojnë studimet e tyre në shtator/tetor të këtij viti nëpër universitete në vende të ndryshme të BE-së. Fushat e studimeve përfshijnë: Juridikun, Ekonomikun dhe Administratën Publike, Kulturën dhe Shëndetësinë.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …