Në Ramjan u rizgjodh kryetar Kadri Ismajli ndërsa në Fshatin e Ri Bajrush Zeneli

Tubimet për zgjedhjen e këshillave të fshatrave, kanë vazhduar edhe të enjten në Ramjan dhe Fshatin e Ri të komunës së Vitisë. Në Ramjan, ishin të pranishëm 117 qytetarë, e ku votuan 116, me votat e të cilëve u zgjodh këshilli prej 11 anëtarëve. Kryetar i Këshillit të fshatit Ramjan u rizgjodh Kadri Ismajli që tuboi 64 vota kundrejt Eror Hysenit që morri 52 vota. Gjithashtu tubim tjetër zgjedhor u mbaj edhe në Fshatin e Ri, ku morën pjesë 123 qytetar prej të cilëve në votim morën pjesë 122. Këshilli I Fshatit të Ri do ti ketë 9 anëtar, kurse kryetar u zgjodh Bajrush Zeneli me 78 vota, karshi kandidatit tjetër Përparim Sadiku që morri 44 vota. Tubimi I radhës për zgjedhjen e këshillit dhe kryetarit të fshatit Sllatinë të Epërme, do të mbahet sonte në orën 19:00 në objektin e shkollës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …