Xhafer Dvorani nga Fshati Terstenik i Drenicës u varros në orën 14.00

Në moshën 68-vjeçare, pas një sëmundje,  ka ndërruar jetë, veprimtari dhe intelektuali, Xhafer Dvorani nga Fshati Terstenik i Drenicës. Xhaferi ka qenë profesor i gjuhës shqipe, baba dhe vëlla dëshmori.  Varrimi i të ndjerit u bë sot në orën 14.00, në varrezat e lagjes Dvorani të Terstenikut. Kjo lagje, luftës së Ushtrisë çlirimtare i ka dhënë 13 dëshmorë e martirë. Xhafer Dvorani ka botuar vëllime me poezi kushtuar luftës së UÇK-së, dëshmorëve dhe martirëve të kësaj lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: 24 Marsi simbol sakrificës dhe kthesës vendimtare për lirinë e Kosovës

Komandanti i ZOD, tani kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 24 Marsin si një …