Shpallen zgjedhjet për kryetarë të fshatrave në komunën e Malishevës

U mbajt seanca në vazhdimin e mbledhjes së  parë të jashtëzakonshme për vitin 2019  të cilën e drejtoi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Rrahim Morina. Kjo seancë vazhdoi me pikat e miratuar më parë dhe arriti që me shumicë votash ta  formoi Komisionin për shpalljen e zgjedhjeve për kryetarë të fshatrave, prej (11), njëmbëdhjetë anëtarësh. Komisioni përbëhet prej : Tre anëtarë të NISMA-s, tre PDK, 2 LVV, një LDK,  një anëtarë nga zyra e kryetarit dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal. Afati i procesit zgjedhor do të filloi më, 18.03.2019 dhe do të  përfundoi  më 30.06 2019. Kuvendi, në këtë seancë debatoi edhe për Deklaratën e paraqitur nga Këshilltarja, Hidajtet Mazreku, që ka të bëjë më  përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri, në veçanti për Komunën e Malishevës, deklaratë që u kërkua nga Këshilltarët e të gjitha subjekteve të plotësohet dhe më pas të rekomandohet për miratim për Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …