Eksperti i Institutit për Studime të të Drejtave të Njeirut në Universitetin Kolumbia në SHBA, David Phillips ia ka dekalruar Radios Evropa e Lirë se shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës janë proamerikanë dhe properëndimorë, por shqetësues është rritja e numrit e qytetarëve që po radikalizohen. Shqiptarët etnikë kanë qenë gjithmonë fuqishëm pro-amerikanë. Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë bashkëpunuar ngushtë për ta ndalur agresionin e Serbisë, dhe rrjedhimisht për të ecur drejt pavarësisë. Megjithatë, lënia pas dore e Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara ka pasur ndikimin e vet në psikologjinë e kosovarëve. Shkalla e papunësisë është shumë e lartë, Shtetet e Bashkuara kanë përqëndruar vëmendjen gjetkë; Qeveria në Kosovë është dëshmuar të jetë e paaftë në zgjidhjen e problemeve në vend dhe në shumë rrafshe madje i ka përkeqësuar problemet. Megjithatë nuk është me rëndësi se sa shqiptar janë përfshirë në luftën që po zhvillohet në Siri, por e rëndësishme është të theksohet mungesa e gatishmërisë nga ana e qeverisë në Kosovë për të krijuar mundësi punësimi, arsimimi, për t’u dhënë të rinjve në Kosovë shpresë dhe mundësi për jetë më të mirë në vendin e tyre, ka theksuar eksperti i të drejtave të njeriut, David Fillips.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
