Fondi për të Drejtën Humanitare prezanton sot faktet për vrasjen e civilëve gjatë luftës në Skënderaj, në vitin 1999

Fondi për të Drejtën Humanitare prezanton sot faktet për vrasjen e civilëve gjatë luftës në Skenderaj

Meqenëse viti 2019 shënon 20 vjetorin e luftës në Kosovë, me këtë rast Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë vazhdon ciklin e ligjëratave publike në Qendrën e Dokumentimit në nder të viktimave dhe të përkujtimit të ngjarjeve të luftës në ditën e 20 vjetorit të tyre. Prandaj sot FDH organizon ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti ‘Te Pishat’ në Skënderaj” që do të mbahet sot në Qendrën e Dokumentimit Kosovë në bibliotekën “Hivzi Sulejmani”. Me datë 20 mars 1999, në qytetin e Skënderajit 8 persona janë nxjerr nga shtëpitë e tyre dhe janë vrarë në vendin e njohur si ‘Te Pishat’. Në të njejtën ditë, vetëm në Skënderaj, 29 civilë janë vrarë në rrethana të ndryshme, prej tyre 16 janë ende të zhdukur. Të gjeturat dhe faktet që do të prezantohen janë të bazuara në deklaratat e dëshmitarëve okularë, familjarëve të viktimave dhe të gjeturave nga Tribunali i Hagës.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …