Kurt Volker thotë se nëse përkrahen Kosova dhe Serbia mund ta arrijnë një marrëveshje në këtë vit

Kurt Volker thotë se nëse përkrahen Kosova dhe Serbia mund ta arrijnë një marrëveshje në këtë vit

I ngarkuari i posaçëm i SHBA-ve për Ukrainën, Kurt Volker, ka thënë se ekziston mundësia që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve dhe se një gjë e tillë do të varet nga përkrahja që do ta kenë dy vendet. Ai ka thënë se nuk ka kthim në të kaluarën dhe se marrëveshja është e rëndësishme për të dyja vendet për shkak të stabilitetit dhe rrugës drejtë Bashkimit Evropian. “Gjithçka varet nga ajo çfarë do të vendosin dy vendet [Kosova dhe Sebia]. Ekziston një rregull, në përputhje me marrëveshjen dhe dokumentet e tjera, se kufijtë nuk guxojnë të lëvizin me forcë, sikurse ka ndodhur me aneksimin rus të Krimesë. Kjo nuk guxon të ndodhë. Nëse dy vendet përmes bisedimeve arrijnë marrëveshje, sipas modelit të ndarjes së Sllovakisë nga Çekia, ne të tjerët duhet të pajtohemi dhe respektojmë këtë”, tha Volker.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …