Kryeministri Haradinaj: Udhëheqësia e re e BE-së duhet të fokusohet më shumë për problemet e Ballkanit

Haradinaj: Kam kërkuar inicimin e procedurave brenda ekzekutivit për mbylljen e aktiviteteve të kazinove

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka përshëndetur propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me pezullimin e aktiviteteve të kazinove. “Përshëndes propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimin e ligjit përkatës. Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit. Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë”, ka shkruar Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …