Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Partnerët e koalicionit qeverisës PAN ende nuk janë marrë vesh për përfaqësuesit në Komisionin Qendror Zgjedhor

Komisioni Qendror Zgjedhor ende nuk i ka dekretuar dy anëtarët e KQZ-së që do ta përfaqësonin koalicionin PAN në këtë organ. Ndarja e vendeve për përfaqësuesit politikë nga ana e presidentit i ka nxjerrë telashe koalicionit qeverisës. Ata nuk po pajtohen që koalicioni PAN, i cili përbëhet nga shumë parti, të marrë dy anëtarë në KQZ, njëjtë sa LDK-ja dhe Vetëvendosja. Madje përveç PDK-së partitë tjera të koalicionit bashkë me PSD-në po paralajmërojë ta dërgojnë këtë javë në Kushtetuese vendimin e Thaçit për ndarjen vendeve të përfaqësuesve politikë në KQZ. Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, thotë se partia e tij qëndron prapa vendimeve që ka marrë para disa ditëve për ta dërguar vendimin e kryetarit Thaçi në Gjykatën Kushtetuese, madje ai pohoi se një gjë e tillë do të ndodhë brenda kësaj jave. “

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …