leoni

Enver Hoxhaj: Temë e bisedimeve me Serbinë do të jetë çështja e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe në Medvegjë

Hoxhaj: Diskursi fashist i përfaqësuesve të Listës Serbe, është cinizëm që nuk ka vend në Qeverinë e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, duke paralajmëruar shkarkimin e tij nga pozita në qeveri. Hoxhaj tha se diskursi fashist i Listës Sere është cinizëm dhe hipokrizi politike, si dhe njëherësh përpjekje për fshehje të së vërtetës dhe mohim të krimeve të kryera nga Qeveria e Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Ai ka thënë se kushdo që zhvillon diskurs të tillë fashist nuk ka vend në qeveri apo në institucionet e tjera të Kosovës. “Diskursi fashist i përfaqësuesve të Listës Serbe, është cinizëm dhe hipokrizi politike. Është përpjekje për fshehje të së vërtetës duke mohuar krimet shtetërore të Serbisë dhe politikën e spastrimit etnik të 1999’ës. Është injorim i dhunës shtetërore kundër popullit të Kosovës dhe krim i dyfishtë ndaj viktimave. Kushdo që zhvillon diskurs të tillë shovinist, duke mos i parë viktimat e masakrës së Reçakut si njerëz në kuptimin e plotë të fjalës, nuk ka vend në Qeverinë dhe institucionet e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …