Hahn thotë se perspektiva e integrimit evropian për vendet e Ballkanit është garanci për zhvillimin e këtij rajon

Johannes Hahn: Integrimi i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE është në interesin gjeopolitik

Komisioneri evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, gjatë vizitës së tij në Këshillin Atlantik në Uashington, deklaroi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është qëllim i përbashkët në të dy anët e Atlantikut. “Qëllimi ynë i përbashkët në të dy anët e Atlantikut është stabilizimi i rajonit dhe futja e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo është në interesin tonë gjeopolitik”, deklaroi Han gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Uashington, ku foli për strategjinë për Ballkanin Perëndimor në Këshillin e Athinës. Pavarësisht qëllimit të BE-së, Hahn, e paralajmëroi se besueshmëria apo kredibiliteti i Bashkimit Evropian është në rrezik. Hahn, po ashtu në Uashington u takua me partnerët ndërkombëtarë për të nxjerrë në pah një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor, Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe përballjen me sfidat globale.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …