Limaj: Rënia e "Katanës" ishte humbje e madhe por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë

Limaj: Rënia e Agimit ishte humbje e madhe por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka kujtuar heroin e Kosovës, Agim Ramadanin në 20 vjetorin e rënies heroike të tij. Ai ka thënë se rënia e Agimit ishte humbje e madhe për UÇK-në, por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë. “Sot kujtojmë me pietet të lartë heroin e betejës së Koshares, luftëtarin i cili udhëhoqi betejën për ta shembur kufirin mes shqiptarëve dhe strategun e madh të luftës, Agim Ramadani – ”Katana”. Rënia e tij heroike 20 vjet më parë ishte humbje e madhe për UÇK-në, por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë. Jeta dhe vepra e Agim Ramadanit u bë burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë. I përjetshëm qoftë kujtimi për komandantin Agim Ramadani. Lavdi të gjithë dëshmorëve të UÇK-së”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …