leoni

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi marrëveshjen Shqipëri-Kosovë për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi marrëveshjen Shqipëri-Kosovë për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar

Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka miratuar  marrëveshjen Shqipëri-Kosovë për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar. Ky komisioni shqyrtoi dhe më pas miratoi në tërësi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave te Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar. Të pranishëm në komision, për paraqitjen e  këtij projektligji, ishin Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, si  dhe specialistë të kësaj ministrie.  “Parimi që do te zbatohet, është “një ndalesë – një kontroll” pra, do të kemi vetëm një kontroll në hyrje, duke shmangur kështu kontrollet e dyfishta . Kjo marrëveshje realizohet në të njëjtën  kohë edhe me një investim të madh nga BE në pikën kufitare Morinës, ku numri i korsive është dyfishuar, tha zëvendës-ministrja, Rovena Voda.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …