Veseli: Mund të harrohen e falen shumë gjera në jetën njerëzore, por masakrat e Serbisë kurrë s’kemi për t’i harruar

Kadri Veseli: Mund të harrohen e falen shumë gjera por masakrat e Serbisë kurrë s’kemi për t’i harruar

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë homazhe në Poklek të Drenasit pme rastin e shënimit të 20 vjetorit të masakrës në këtë fshat. Veseli ka thënë se kurrë nuk do të harrohen masakrat e Serbisë në Kosovë. “54 njerëz të pafajshëm u vranë dhe u dogjën në mënyrën me mizore dhe ende sot në dosjet e drejtësisë ndërkombëtare nuk figuron emri i Poklekut, këtij simboli të gjenocidit serb në Kosove. Mund të harrohen e falen shumë gjera në jetën njerëzore, por masakrat e Serbisë në Kosovë kurrë s’kemi për t’i harruar. Kurrë s’kemi për t’i falë”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: “Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë …