Kadri Veseli: Përkundër të arriturave në shtetndërtim disa politikanë me gjuhën e tyre e kanë njollosur Kosovën

Veseli i dërgon letër Kongresit Amerikan për krimet dhe gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka dërguar letër Kongresit Amerikan për krimet dhe gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit 1998-1999. Letra i është dërguar së pari Nancy Polosit – Kryetares së Dhomës së përfaqësuesve (Kongresit), dhe Eliot Engel – kryetarit të komisionit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan. Në këtë letër e cila do tu dërgohet edhe gjitha Parlamenteve të vendeve mike por edhe Parlamentit Evropian, kryeparlamentari Veseli ka përmendur masakrat e shumta dhe krimet e shumta që Serbia ka kryer në Kosovë.  Ai ka përmendur edhe fatin ende të pazgjidhur për mijëra persona të zhdukur. Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet kësaj letre, u ka kërkuar të gjitha vendeve që të nxjerrin nga një rezolutë përmes së cilës konfirmohet e vërteta e krimeve serbe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Escobar: Nëse palët nuk e pranojnë planin e BE-së për qetësimin e konfliktit mund të ketë një krizë edhe më të madhe

Gabriel Eskobar: Kosova mund të mos i marrë votat për Këshillin e Evropës, për shkaqe që dihen e kuptohen

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është cituar …