Policia dhe Komuna mbollën 20 drunj në disa hapësira në Malishevë

Në bashkëpunim mes Policisë së Kosovës dhe Komunës së Malishevës, në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, në Malishevë janë mbjellë 20 drunj në disa hapësira. Simbolika e mbjelljes së 20 drunjve ka të bëjë me vitin e Policisë së Kosovës, pasi këtë vit mbushen 20 vite të formimit dhe funksionimit të policisë. Në këtë aktivitet simbolik, të shënimit të ditës së tokës dhe vitit të Policisë së Kosovës, morën pjesë, i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, drejtori i Shërbimeve Publike, Milazim Morina, kryetari i OVL të UÇK-së, në Malishevë, Metush Kryeziu, si dhe drejtor tjerë komunal dhe zyrtarë policor. Aksioni i mbjelljes së drunjve ka filluar në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe ka vazhduar në oborrin e stacionit policor, pastaj në varrezat e martirëve në Dragobil, në oborrin e çerdhes për fëmijë në Malishevë dhe ka përfunduar me mbjelljen e drunjve në oborrin e Handikosit në Malishevë. Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka bërë thirrje për ruajtje të tokës dhe të natyrës në përgjithësi, ndërsa i ka uruar edhe Policinë e Kosovës, pasi tashmë jemi në vitin jubilar të formimit.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …