leoni

Thaçi thotë se asnjë shtet demokratik në botë nuk lejon ekspertët ndërkombëtar t’i merr në pyetje liderët e vendit

Thaçi: Asnjë shtet demokratik në botë nuk i lejon ekspertët ndërkombëtarë t’i marrë në pyetje liderët e vendit

Kryetari Thaçi është duke raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar për deportimin e 6 shtetasve turq në mars të vitit të kaluar. Në këtë takim kanë vërshuar kritikat dhe akuzat e Sami Kurteshit e Driton Selmanajt në drejtim të Thaçit. E ky i fundit është përgjigjur se është i gatshëm që kjo çështje të interpretohet edhe nga zyra ligjore e Kuvendit të Kosovës. Kryetari është ankuar edhe për hetimin që kanë bërë ekspertët ndërkombëtar në këtë çështje. “Më thuaj cili shtet në botë demokratik lejon ekspertët ndërkombëtar t’i merr në pyetje liderët e vendit”, tha Thaçi. Por pas insistimit të Kurteshit e Selmanajt, Thaçi është shprehur i gatshëm që kjo çështje të dërgohet edhe në Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …