Veseli: Kosova nuk duhet të lejojë qē historia të manipulohet dhe viktima të barazohet me xhelatin

Veseli: Çdo vit sa ne pikëllohemi, ekzekutuesit e masakrave gëzohen e i mohojnë veprat e tyre mizore

Kryekuvendari  Veseli, ka marr pjesë sot në tubimin për nder të 20-vjetorit të Masakrës së Mejës në Gjakovës. Ai ka thënë se çdo vit sa ne pikëllohemi, ekzekutuesit e masakrave gëzohen e i mohojnë veprat e tyre mizore dhe se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar për t’i dënuar ekzekutuesit të cilët dihen. “Çdo vit i vizitojmë e lëmë lule mbi lëndinat e vdekjes. Na janë harxhuar fjalët e na janë rritur pakënaqësitë e qytetarëve tanë. Çdo vit sa ne pikëllohemi ekzekutuesit e masakrave gëzohen e i mohojnë veprat e tyre mizore. 186 lëndina të tilla të vdekjes janë në Kosovë. 186 herë dështoj drejtësia ndërkombëtare. Nuk e din çfarë u kanë bërë ai vetëm i kanë vrarë a u kanë marre organet. Por diçka e dimë të gjithë, dihen njësite serbe, dihen urdhëruesit e ekzekutuesit. Sot më të drejtë të gjithë qytetarët pyesin pse nuk ka drejtësi. Ne nuk duam revansh, duam vetëm drejtësi. Duam që ekzekutuesit e urdhëruesit të dalin para drejtësisë”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …